Haxhiu nuk e hedh në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit, mbyllet seanca pa konstituim

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën. Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës ...

shtator 11, 2026 - 12:30
Haxhiu nuk e hedh në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit, mbyllet seanca pa konstituim

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën.

Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës do të vendoset dhe do të njoftohen deputetët me kohë.

Kjo bëri që Haxhiu ta tejkalojë propozimin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

I vetmi që arriti të zgjidhet në këtë pozitë, ishte Ardian Gola i VV me 101 vota.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.