Haxhiu për propozimet që Thaçi të rikthehet President: Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm
U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë. Në Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën...


U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë.
Në Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale.
“As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do duhej të ishte fokusi jonë është që vendimi i gjykatës ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale dhe jo të tentohet të përdoret emri i Thaçit në situatën aktuale”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se propozimet e tilla, sipas saj, nuk i shërbejnë Thaçit.
“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, u shpreh Haxhiu.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.