​Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar. Ai ka theksuar...

tetor 8, 2026 - 13:30
​Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar.

Ai ka theksuar se LDK-ja vazhdon të kërkojë drejtësi për të gjithë, si dhe bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike për çështjet me interes për Republikën e Kosovës.

Haziri: LDK-ja nuk e ka kundërshtuar rezolutën, kemi kërkuar drejtësi për të gjithë

“Nuk ka asgjë të re në këtë rrethanë. LDK-ja nuk e ka kundërshtuar, sikur edhe në një rast vitin e kaluar. Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët. Në rezolutë shprehet vullneti politik. Por kur vijnë këtë veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur dhe duhet me kuptu. Ajo që sot po pohojmë, në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin, është diçka në të cilën ne duhet me vazhdu gjithmonë e me ndërtu edhe me gjetë mundësi me ndërtu bashkëpunim për të gjitha çështjet që janë në interes të Republikës. Kemi kërkuar drejtësi për të gjithë, kemi thënë që drejtësia duhet me u vendos për të gjithë në Kosovë, edhe jo vetëm ne, më vonë edhe ndërkohë edhe tash janë bashkangjitur edhe parti të tjera. Dhe kjo është e mirë, tash po punohet që me u vendos drejtësi për të gjithë”, tha ai.

I pyetur për reagimet ndërkombëtare ndaj ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara, Haziri ka theksuar se vendimi është marrë nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit mund të gjenden mënyra për zbatimin e ligjit.

Haziri ka folur edhe për zgjedhjen e Justina Pulës presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si shpresë për tejkalimin e krizës politike.

Haziri: Vendimi është i Kuvendit, zgjedhja e Pulës presidente është shpresë për Kosovën

“Në këtë frymë pak a shumë është e pritshme për LDK-në. Por është vendim i Kuvendit të Republikës, është institucion i cili përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Dhomat e Specializuara kanë dalë si prodhim edhe votim i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka ndarje të sovranitetit dhe drejtësisë, por kjo me koordinim, me bashkëpunim mund të rregullohet dhe mund të gjenden mënyra me u zbatu ligjin. Me këtë rast unë dëshiroj me përgëzu edhe me u uru Justina Shiroka Pulen. Zgjedhja e saj për presidente është shpresë. Përballim i një situate dhe krize politike për dy vjet gati që Kosovën e çojnë në vitet e humbura. Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial, ka mundësi me përballuar proceset politike dhe që jo vetëm opozita, po edhe shoqëria civile edhe të tjerët e kanë një derë ku mund të komunikojnë dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, u shpreh Haziri.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.