Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa jonë për miratimin e ligjit nuk ka marrë përgjigje

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë, pasi sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre. Ai ka thënë se sonte durimi i protestuesve është vënë në sprovë. “Sonte nuk mbe...

tetor 6, 2026 - 10:00
Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa jonë për miratimin e ligjit nuk ka marrë përgjigje

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë, pasi sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se sonte durimi i protestuesve është vënë në sprovë.

“Sonte nuk mbeti pa u votuar vetëm një ligj. Sonte mbeti pa përgjigje një kërkesë për të cilën njerëzit qëndruan 20 ditë e 20 net në shesh. Sonte u vu në provë durimi i tyre. Gaz lotsjellës. Tensione. Përplasje. Por protesta vazhdon. Sepse kjo nuk është vetëm një natë. Është një kërkesë që ende pret përgjigje. UÇK-ja na bashkoi atëherë. UÇK-ja po na bashkon përsëri. VOTOJENI LIGJIN. JO NË EMRIN TIM.”, ka shkruar Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.