Haziri: Shpresoj që sot t’u jepet shans zgjidhjeve politike për normalizimin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë mëngjesit dhe se deputetët e kësaj partie janë të ftuar p...


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë mëngjesit dhe se deputetët e kësaj partie janë të ftuar për të marrë pjesë në seancë.
Haziri ka thënë se pret që sot të ketë një ndryshim qasjeje dhe që partive politike t’u jepet mundësia për të gjetur zgjidhje politike për normalizimin e situatës në Kuvend.“Ne e kemi grupin parlamentar këtë mëngjes.
Natyrisht që jemi ftuar për të marrë pjesë në seancën konstitutive.
Shpresoj shumë që këtë ndërrim qasje… dhe përkundër zhvillimeve të djeshme dhe thirrjeve tona që të respektohet Kushtetuta dhe të konstituohet Kuvendi, u pa që partia e parë e neglizhoi, e mbylli ditën e djeshme. Sot po presim që zgjidhjet politike në drejtim të normalizimit të Kuvendit të Republikës me u dhënë shans dhe mundësi zbatimit të zgjedhjeve edhe në rastin e qeverisë, edhe në rastin e presidentit, çfarëdo gjendje që ndërtojnë partitë politike sot”, deklaroi Haziri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
