Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës. Në njoftim shtohet se, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar nj...

Nëntor 5, 2026 - 19:30
Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës.

Në njoftim shtohet se, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

‘’ Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale, për të cilat janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 05 nëntor 2026;

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale, për të cilat janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit hetimor, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të zyrtarit në fjalë deri në përfundimin e hetimit penal.

IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtyre dyshimeve.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit ligjor, duke trajtuar me prioritet çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, cenim të integritetit institucional dhe shkelje të ligjit nga zyrtarët policorë, pavarësisht pozitës apo funksionit që ushtrojnë.

Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, IPK në këtë fazë të hetimit nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me këtë rast.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.