Hodhi mbeturinat në Radikë nga ura – kamerat e kapën, inspektorët e gjetën dhe e gjobitën!
Dibër – Personi që u filmua duke hedhur mbeturina nga një urë në lumin Radika është identifikuar dhe ndëshkuar nga autoritetet. Rasti u bë publik pasi shoqata sportive e peshkimit “Trofta” publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet nj...
Dibër – Personi që u filmua duke hedhur mbeturina nga një urë në lumin Radika është identifikuar dhe ndëshkuar nga autoritetet.
Rasti u bë publik pasi shoqata sportive e peshkimit “Trofta” publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet një burrë që ndalon me automjet pranë urës dhe hedh thasë e kuti me mbeturina direkt në lumë.
Pas publikimit të pamjeve, ekipet e Inspektoratit Komunal, në bashkëpunim me institucionet kompetente, ndërmorën veprimet e nevojshme për identifikimin e autorit.
Komuna e Dibrës konfirmoi se personi është gjetur dhe është gjobitur.
Nga Komuna paralajmëruan kontrolle të shtuara dhe theksuan se çdo person që ndot lumin Radika, hapësirat publike apo mjedisin do të përballet me sanksione ligjore.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.