Holandezi arrestohet në Tabanoc pasi voziti 168 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h
Një shtetas 35-vjeçar i Holandës është arrestuar në pikën kufitare “Tabanoc”, pasi është konstatuar se me automjetin e tij “Porsche” ka vozitur me shpejtësi prej 168 kilometra në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80...
Një shtetas 35-vjeçar i Holandës është arrestuar në pikën kufitare “Tabanoc”, pasi është konstatuar se me automjetin e tij “Porsche” ka vozitur me shpejtësi prej 168 kilometra në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është konstatuar përmes sistemit “Safe City”, gjatë kontrollit të automjetit me targa holandeze, në momentin kur drejtuesi po dilte nga vendi.
Policia ka konstatuar se 35-vjeçari ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal, “drejtim i pamatur i automjetit”.
I dyshuari është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës për veprën e kryer.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.