Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit. “U hodha nga kati i dytë, kishte e...

gusht 16, 2026 - 10:30
Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.

“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit.Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.Hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit kanë nisur./TopChannel


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.