Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka korrigjuar shkrimin e një amendamenti të sjellë nga Qeveria në Komisionin Parlamentar për disa fjalë të caktuara. “Komplet fjalia duhet të jetë “duhet” ose “ndan” mjete për pagesa e të tjera dhe jo “mund...


Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka korrigjuar shkrimin e një amendamenti të sjellë nga Qeveria në Komisionin Parlamentar për disa fjalë të caktuara.
“Komplet fjalia duhet të jetë “duhet” ose “ndan” mjete për pagesa e të tjera dhe jo “mund”. Sepse tash duke qenë aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është në diskrecion si shkruhen nenet afirmative. Në rastin konkret është obligim për ekzekutivin për zbatimin e kësaj”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, që ishte i ftuar për raportim, tha se edhe mënyra e përdorur kryen punë.
“Mendoj që edhe mënyra se si është e formuluar e zgjidh punën. Fakti që po e sjellim si amendament këtu, pra synimi i qeverisë është që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç e paraparë aktgjykimi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.