Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka kërkuar që çështja e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës të dërgohet urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Hoti ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetue...

gusht 12, 2026 - 16:30
Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral
hoti:-ruajtja-e-kushtetutshmerise-eshte-mbi-cdo-interes-elektoral

hoti:-ruajtja-e-kushtetutshmerise-eshte-mbi-cdo-interes-elektoral

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka kërkuar që çështja e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës të dërgohet urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese.

Hoti ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ruajtja e kushtetutshmërisë për mua është mbi çdo interes elektoral”, ka thënë Hoti,

Sipas tij, çdo veprim i ndërmarrë pas përfundimit të këtij afati bie në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Hoti ka vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendit, nëse është i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk duhet të kalojë pa u adresuar institucionalisht.

“Kujtojmë se Republika e Kosovës është me një u.d. të detyrës së Presidentit me mandat të kontestuar pas datës 6 gusht 2026. Kur 120 deputetë e kanë dhënë betimin, ish Kryetares së Kuvendit i ka mbaruar mandati në krye të Kuvendit, i cili mandat i ka mundësuar ushtrimin e detyrës së Presidentit.

Republika e Kosovës është gjithashtu me Kryeministër dhe ministra në detyrë, të cilët nga data 6 gusht 2026 kur e kanë dhënë betimin si deputetë, janë duke e ushtruar detyrën në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë çështje ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.