Hoti: Sot u pa qartë pse ne gjashtë deputetët e LDK’së i thamë jo propozimit për President

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se zhvillimet e sotme në Kuvend ku edhe jashtë afatit kushtetues nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, e kanë bërë të qartë qëndrimin e tij dhe pesë kolegëve të tij brenda Grupit Parlamentar që s’e mbësht...

shtator 9, 2026 - 20:00
Hoti: Sot u pa qartë pse ne gjashtë deputetët e LDK’së i thamë jo propozimit për President

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se zhvillimet e sotme në Kuvend ku edhe jashtë afatit kushtetues nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, e kanë bërë të qartë qëndrimin e tij dhe pesë kolegëve të tij brenda Grupit Parlamentar që s’e mbështetën kandidatin për President, Bekim Sejdiu, emri i të cilit u dakordua nga Vetëvendosje e LDK.

“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President”.

Hoti tha se “Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për kandidatin e PDK’së dhe LDK’së për nënkryetarë Kuvendi.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shtyu seancën për të premten./Express/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.