Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë në Kumanovë, ku u takua me të punësuarit e kësaj njësie dhe me bujq të rajonit. Në kuadër të vizitës u shpërndanë edhe k...

tetor 15, 2026 - 19:01
Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë në Kumanovë, ku u takua me të punësuarit e kësaj njësie dhe me bujq të rajonit.

Në kuadër të vizitës u shpërndanë edhe kartela të naftës së gjelbër, përmes masës 10 të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026.

Për territorin që mbulon Njësia Rajonale e Kumanovës, ku përfshihen edhe komunat e Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër, janë paraparë gjithsej 3.641 kartela, me vlerë të përgjithshme prej 33.227.969 denarësh.

Në nivel shtetëror, për këtë masë janë siguruar 564 milionë denarë, për gjithsej 48.037 kartela. Mbështetja përcaktohet sipas sipërfaqeve bujqësore dhe llojit të kulturave, në vlera nga 3.200 deri në 12.000 denarë për hektar.

“Jemi të vetëdijshëm se shpenzimet në bujqësi janë të larta, prandaj përmes naftës së gjelbër synojmë t’ua lehtësojmë një pjesë të kostove të prodhimit bujqve tanë. I falënderoj për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm, sepse prodhimi vendas mbështetet pikërisht në mundin e tyre”, theksoi Hoxha.

Zëvendësministri falënderoi gjithashtu të punësuarit e Njësisë Rajonale në Kumanovë për angazhimin e tyre në shërbim të bujqve dhe në zbatimin e masave mbështetëse.

The post Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.