Hoxha Osmanit pasi e mandatoi Konjufcën: Me çka të bindën Presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se LVV e ka bindur që mund të sigurojë shumicën. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur se me çka e kanë bindur presidenten. “Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos

Nëntor 4, 2025 - 22:30
 0
Hoxha Osmanit pasi e mandatoi Konjufcën: Me çka të bindën Presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se LVV e ka bindur që mund të sigurojë shumicën.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur se me çka e kanë bindur presidenten.

“Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin? E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi”, ka thënë Hoxha