Humb jetën 37-vjeçari që u aksidentua në aksin Fushë Arrëz-Fierzë
Një person i moshës 37-vjeçare ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë. 37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe...


Një person i moshës 37-vjeçare ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë.
37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet.
Pas përplasjes, i riu mbeti i plagosur rëndë dhe fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, raporton A2CNN.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka vdekur në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
