Humb jetën një punëtor në Istog
Një punëtor ka humbur jetën të hënën në mëngjes në një objekt në fshatin Dubravë të komunës së Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 08:40, ku...


Një punëtor ka humbur jetën të hënën në mëngjes në një objekt në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 08:40, kur Policia është njoftuar se një person ishte lënduar në një objekt.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori i lënduar është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
Sipas Rugovës, ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.