Huqje para “Topit të Artë”, publikohen para kohe fituesit

Një gabim teknik në faqen zyrtare të “Topit të Artë” ka bërë që emri i Harry Kane të qarkullojë si fitues i çmimit për pak çaste. Artikulli me titull “Harry Kane fiton Topin e Artë 2026” u publikua online. Kjo ngjarje ndodhi katër orë e gjy...

tetor 26, 2026 - 22:00
Huqje para “Topit të Artë”, publikohen para kohe fituesit

Një gabim teknik në faqen zyrtare të “Topit të Artë” ka bërë që emri i Harry Kane të qarkullojë si fitues i çmimit për pak çaste.

Artikulli me titull “Harry Kane fiton Topin e Artë 2026” u publikua online. Kjo ngjarje ndodhi katër orë e gjysmë përpara ceremonisë zyrtare.

Shpërndarja e gjerë e shkrimit ngriti menjëherë dyshime nëse organizatorët kishin gabuar në ruajtjen e sekretit të fituesit. Megjithatë, më vonë u zbulua se artikuj të ngjashëm ishin publikuar edhe për Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.