Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë. Ajo tha se nuk do ta pranonte të ishte kandidate e LDK-së për kryeministre nëse partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër. “Nuk do të pranoj...

shtator 8, 2026 - 01:30
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë.

Ajo tha se nuk do ta pranonte të ishte kandidate e LDK-së për kryeministre nëse partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër.

“Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi Bajrami.

Bajrami tha se situata aktuale politike nuk lidhet me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat sipas planit pritet të mbahen në shtator apo nëntor të vitit 2027.

Ajo theksoi se, nëse nuk ka ndryshime pozitive dhe zgjedhjet zhvillohen në një garë të drejtë e të hapur, do të jetë njëra prej kandidateve.

“Nëse ka garë fer dhe të hapur, unë do të jem njëra prej kandidateve”, tha ajo.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.