Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë. “Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare ...

Nëntor 5, 2026 - 23:30
Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së
edhe-hykmete-bajrami-kerkon-zgjedhje-te-brendshme-ne-ldk

edhe-hykmete-bajrami-kerkon-zgjedhje-te-brendshme-ne-ldk

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë.

Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.

“Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Përfundimisht do të vendosi, tani kam qëndrim pro, por kandidaturën do e analizoj si po shkon procesi zgjedhor. Nëse jam e bindur që ka proces të drejtë…”, shtoi ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.