Hyrje me forcë në një stacion teknik në Çair, vidhet pajisja e kamerave

Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Çairit në Shkup, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt që përfshin një stacion për kontroll teknik. Sipas SPB Shkup, më 27 shtator, rreth orës 0...

shtator 27, 2026 - 14:00
Hyrje me forcë në një stacion teknik në Çair, vidhet pajisja e kamerave

Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Çairit në Shkup, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt që përfshin një stacion për kontroll teknik.

Sipas SPB Shkup, më 27 shtator, rreth orës 02:42, është raportuar se nga ora 15:00 e një dite më parë deri në momentin e denoncimit, është hyrë me forcë në objektin në rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Nga zyra e përgjegjësit është marrë pajisja regjistruese e sistemit të video-mbikëqyrjes.

Policia ka konstatuar gjithashtu se me forcë është hyrë edhe në një filial banke dhe në një zyrë të MPB-së që ndodhen në të njëjtin objekt, por prej tyre nuk është marrë asgjë.

Është kryer këqyrje në vendngjarje, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Flaka

The post Hyrje me forcë në një stacion teknik në Çair, vidhet pajisja e kamerave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.