Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Bërvenica nesër nuk është thjesht një komunë ku mbahen zgjedhje. Ajo është një rast që mund të përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut. Partive maqedonase: Se me shqiptarët nuk mund të talleni ...

tetor 31, 2026 - 22:00
Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Bërvenica nesër nuk është thjesht një komunë ku mbahen zgjedhje. Ajo është një rast që mund të përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut.
Partive maqedonase: Se me shqiptarët nuk mund të talleni dhe se vullneti i tyre politik duhet respektuar.
VLEN-it: Se duhet t’ju bien kambanat e alarmit, sepse mënyra se si po veproni është e papranueshme dhe ndëshkimi politik mund të jetë shumë më afër sesa mendoni.
Opozitës shqiptare: Se ka ardhur koha për një reflektim serioz, si për veprimet gjatë kohës sa ishit në pushtet, ashtu edhe për qasjen dhe veprimet tuaja tani në opozitë.
Bërvenicë, gishti në kokë!
Kurrë më parë nuk keni pasur një rëndësi kaq të madhe politike. Nesër mund të mos vendosni vetëm për fatin e komunës suaj, por edhe të përcillni një mesazh që do të dëgjohet në të gjithë skenën politike shqiptare dhe maqedonase.
Vota juaj është edhe një mesazh politik!

*Blerim Hyseni, perfaqesues i larte i BDI-së dhe këshilltar komunal


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.