Hysni Gucati para Kuvendit: Nëse s’votohet ligji do të eskalojë situata

Hysni Gucati i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po bëjnë thirrje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gucati tha se ka ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillime...

tetor 5, 2026 - 10:00
Hysni Gucati para Kuvendit: Nëse s’votohet ligji do të eskalojë situata

Hysni Gucati i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po bëjnë thirrje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gucati tha se ka ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillimet lidhur me leximin e dytë të projektligjit.

Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse projektligji nuk votohet.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.