I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë

I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit, Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar. Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori. Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin

Prill 14, 2026 - 17:00
I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë
i-akuzuari-per-kanosjen-e-moderatorit-alaudin-hamiti-pranon-fajesine,-kerkon-denim-te-bute

i-akuzuari-per-kanosjen-e-moderatorit-alaudin-hamiti-pranon-fajesine,-kerkon-denim-te-bute

I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit, Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.

Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori.

Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin Hamiti.

Berisha kërkoi falje ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, raporton “Betimi për Drejtësi”.