I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për v’rasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit
Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës. Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla. Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes ...


Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës. Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla.
Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani për Reporteri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në fshatin Pogragjë, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe bashkëpunim me organet e rendit.
Në reagimin e tij, kryetari ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre në dy ngjarjet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit në komunën e Gjilanit, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Ai ka bërë të ditur se sot në mëngjes do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ku së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe organet e tjera përgjegjëse do të diskutojnë për hapat e menjëhershëm për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.
“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional”, ka theksuar ai, duke shtuar se komuna do të bashkëpunojë me organet e sigurisë për menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi dhe maturi, si dhe për bashkëpunim të plotë me organet e rendit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.