I “kapi” kamerat e “Qytetit të Sigurt”, policia e priti në Tabanoc: Romaniaku fluturonte me 163 km/h!
Një shtetas rumun është arrestuar në pikën kufitare Tabanoc, pasi kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt” e kanë regjistruar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 163 km/h, në një pjesë të autostradës ku lejohej maksimumi 80 km/h. Bëhet fj...
Një shtetas rumun është arrestuar në pikën kufitare Tabanoc, pasi kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt” e kanë regjistruar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 163 km/h, në një pjesë të autostradës ku lejohej maksimumi 80 km/h.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin H.V.S. nga Rumania, i cili më 4 shtator, rreth orës 06:30, drejtonte një Audi me targa rumune në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Shpejtësia e tij ishte më shumë se dyfishi i kufirit të lejuar dhe u evidentua nga sistemi elektronik i sigurisë në trafik.
Policia e identifikoi të dyshuarin më vonë, kur ai mbërriti në pikën kufitare Tabanoc për të dalë nga vendi. Ai u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor në Negotinë, ku do të vijojë procedura.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj tij do të ngrihet padi penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.
Prit titullin tia ndryshoj
163 km/h ku lejohej 80! Kamerat e “Qytetit të Sigurt” e kapin rumunin, policia e arreston në “Tabanoc”
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.