I larguari nga Milani shpërthen te Sevilla, Manchester Unitedi hidhet në sulm!
Mesfushori francez, Youssouf Fofana, ka impresionuar me paraqitjet e tij te Sevilla, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Sipas raportimeve të Diario AS, Fofana ka pasur nevojë vetëm për disa paraqitje për të dëshmuar ...


Mesfushori francez, Youssouf Fofana, ka impresionuar me paraqitjet e tij te Sevilla, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të Diario AS, Fofana ka pasur nevojë vetëm për disa paraqitje për të dëshmuar se transferimi i tij te Sevilla, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, ishte një lëvizje shumë e qëlluar, transmeton ORAinfo. 
27-vjeçari, i cili është huazuar te Sevilla nga Milani, shënoi edhe ndaj Barcelonës para ndërprerjes së kampionatit.
Fofana është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Luis García Plaza, duke formuar mesfushën me bashkëkombësin e tij, Lucien Agoumé.
Problemi për Sevillan është se marrëveshja e huazimit nuk përmban opsion apo detyrim blerjeje. Për këtë arsye, klubi spanjoll rrezikon ta humbasë futbollistin pas përfundimit të sezonit.
Sipas raportimeve, Manchester Unitedi është ndër klubet që po e monitoron situatën e Fofanas. Mesfushori ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028.
Milani e transferoi Fofanan nga Monaco në vitin 2024 për rreth 24 milionë euro, ndërsa nëse paraqitjet e tij te Sevilla vazhdojnë në këtë nivel, klubi italian mund të synojë ta shesë atë gjatë verës së ardhshme.
Sevilla aktualisht mbulon më pak se gjysmën e pagës së Fofanas dhe nuk paguan tarifë huazimi. Megjithatë, një pagesë do të aktivizohet nëse francezi luan më shumë se 20 ndeshje me klubin spanjoll. Me formën që po tregon, arritja e këtij numri duket shumë e mundshme, nëse nuk ka probleme me lëndime. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.