I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)
Teksa Ed Kuçi është ndër emrat më të komentuar të ditëve të fundit në rrjete sociale, ai po vazhdon aktivitetin e tij sikur emri i tij të mos kishte qenë fare në qendër të vëmendjes. Pas mesnatës, Edi ka publikuar në Instagram një video nga...


Teksa Ed Kuçi është ndër emrat më të komentuar të ditëve të fundit në rrjete sociale, ai po vazhdon aktivitetin e tij sikur emri i tij të mos kishte qenë fare në qendër të vëmendjes.
Pas mesnatës, Edi ka publikuar në Instagram një video nga një ndejë tipike shqiptare burrash, me tavolinë të madhe, muzikë live dhe atmosferë festive. Vetë ai nuk shfaqet në pamje, por postimi duket se vazhdon të përcjellë të njëjtin mesazh që ka dhënë edhe përmes aktivitetit të tij të fundit në rrjete, se po e vazhdon përditshmërinë i paafektuar nga gjithë çfarë është thënë për të.
Emri i Ed Kuçit u rikthye fuqishëm në vëmendje gjatë fundjavës, pasi në TikTok nisën të qarkullonin pretendime për një përballje mes tij dhe Joz Markut. Prive By Liberta Spahiu ka raportuar se ka pasur një situatë mes tyre, por versionet që kanë qarkulluar për atë që konkretisht ka ndodhur kanë qenë kontradiktore.
Vëmendja u shtua të dielën, kur në rrjete u shpërndanë edhe pamje ku Edi shihej me kokën e fashuar, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje rreth ngjarjes së shumëkomentuar.
Megjithatë, nga vetë Ed Kuçi deri më tani nuk ka ardhur një sqarim publik për gjithë historinë.
Në vend të kësaj, postimet e tij të fundit japin përshtypjen se ai po zgjedh ta kalojë situatën pa iu përgjigjur zhurmës që është krijuar rreth emrit të tij.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.