I nxehti në kulm, por e diela sjell lehtësim! Ja sa pritet të ulen temperaturat

E diela do të sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Kosovës. Megjithëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën, ngarkesa termike mbetet e pranishme. Temperaturat minimale do të...

gusht 23, 2026 - 00:30
I nxehti në kulm, por e diela sjell lehtësim! Ja sa pritet të ulen temperaturat

E diela do të sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Kosovës. Megjithëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën, ngarkesa termike mbetet e pranishme.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11°C – 16°C dhe maksimalet 29°C – 34°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Kushtet biometeorologjike: Më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës mbetet ngarkesa termike e shtuar.

Kushtet agrometeorologjike: Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.

Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.