I publikoi fotot në rrjet social dhe e akuzoi se i kishte borxh para – arrestohet 32-vjeçari nga Bogovina

Më 27.08.2026, në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria N.I. (32) nga fshati Bogovinë, Tetovë, pas një denoncimi të bërë nga një 38-vjeçar. Sipas denoncimit, N.I. kishte publikuar në një rrjet social fotografi...

gusht 28, 2026 - 16:00
I publikoi fotot në rrjet social dhe e akuzoi se i kishte borxh para – arrestohet 32-vjeçari nga Bogovina

Më 27.08.2026, në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria N.I. (32) nga fshati Bogovinë, Tetovë, pas një denoncimi të bërë nga një 38-vjeçar.

Sipas denoncimit, N.I. kishte publikuar në një rrjet social fotografi të denoncuesit, duke shkruar se ai i kishte borxh para.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.