I riu denoncon grabitje në Shkup, dy persona e kërcënuan

Një 25-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është grabitur në Shëtitoren „Dimitar Vllahov“. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 19:00, kur një person femër dyshohet se duke përdorur forcë fizike ia ka marrë...

tetor 8, 2026 - 20:30
I riu denoncon grabitje në Shkup, dy persona e kërcënuan

Një 25-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është grabitur në Shëtitoren „Dimitar Vllahov“.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 19:00, kur një person femër dyshohet se duke përdorur forcë fizike ia ka marrë paratë. Më pas, një person mashkull dyshohet se e ka kërcënuar me një send të mprehtë.

Rasti është denoncuar në SPB Shkup rreth orës 21:00, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post I riu denoncon grabitje në Shkup, dy persona e kërcënuan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.