I siguruan uniformat, sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të organizojë gjatë ditës së sotme ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës. Ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 16:30. Sipas njoftimit...


Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të organizojë gjatë ditës së sotme ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 16:30.
Sipas njoftimit, këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Ceremonia fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por që kishte dështuar në mungesë të uniformave për ligjzbatuesit e rinj.
Njoftimit:
FTESË PËR MEDIA
Policia e Kosovës ju njofton se me rastin e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbajë ceremoninë e diplomimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet më datën 6 nëntor 2026, nga ora 16:30.
Data: 06.11.2026 (ditë e premte)
Koha: Nga 16:30
Vendi : Salla 1 Tetori – Prishtinë
Me këtë rast Policia e Kosovës njofton se të gjitha mediat janë të mirëseardhura në pasqyrimin e kësaj ceremonie.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.