I tërhoqën para nga llogaria bankare pa lejen e tij, 67-vjeçari nga Dobërdolli denoncon rastin
Një 67-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare janë tërhequr para pa pëlqimin e tij. Sipas denoncimit, më 3 tetor, nga një bankomat në Vrapçisht i janë tërhequr 7.000 denarë, ndërsa n...
Një 67-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare janë tërhequr para pa pëlqimin e tij.
Sipas denoncimit, më 3 tetor, nga një bankomat në Vrapçisht i janë tërhequr 7.000 denarë, ndërsa një tërheqje tjetër është regjistruar më 6 tetor, nga një bankomat në Dobërdoll.
Rastin ai e ka raportuar më 13 tetor në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar, pasi kishte konstatuar mungesën e mjeteve gjatë kontrollit të raportit bankar, pas refuzimit të kartelës së pagesës në një pikë karburanti.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Flaka
The post I tërhoqën para nga llogaria bankare pa lejen e tij, 67-vjeçari nga Dobërdolli denoncon rastin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.