I vidhet çanta me laptop dhe telefon një shtetasi gjerman në Shkup

Më 23 shtator 2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup është denoncuar një rast vjedhjeje. Sipas denoncimit, N.J.N. (32) nga Gjermania ka raportuar se rreth orës 16:00, te ulëset pranë lumit Vardar në Shkup, një person i ka marrë çantën e sh...

shtator 24, 2026 - 23:30
I vidhet çanta me laptop dhe telefon një shtetasi gjerman në Shkup

Më 23 shtator 2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup është denoncuar një rast vjedhjeje.

Sipas denoncimit, N.J.N. (32) nga Gjermania ka raportuar se rreth orës 16:00, te ulëset pranë lumit Vardar në Shkup, një person i ka marrë çantën e shpinës, në të cilën kishte laptop, telefon celular dhe sende të tjera.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post I vidhet çanta me laptop dhe telefon një shtetasi gjerman në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.