I vuri flakën derës së banesës, policia e kapi për disa ora
Kamerat e sigurisë e filmuan autorin. Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar se ka shkaktuar zjarr në derën hyrëse të një apartamenti në zonën e Kisella Vodës. Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim pen...
Kamerat e sigurisë e filmuan autorin. Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar se ka shkaktuar zjarr në derën hyrëse të një apartamenti në zonën e Kisella Vodës.
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj D.T. (51) nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Rasti është denoncuar më 1 shtator 2026, rreth orës 05:00, kur në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Kisella Vodës ishte përfshirë nga zjarri dera hyrëse e një apartamenti në pronësi të H.S. (57).
Menjëherë pas denoncimit, policia e Njësisë për Punë të Brendshme Kisella Vodë ndërmori masa për zbardhjen e rastit.
Pas këqyrjes në vendngjarje dhe analizimit të detajuar të pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, policia identifikoi si të dyshuar të mundshëm D.T. (50) nga Shkupi.
I dyshuari u arrestua po atë ditë. Në prani të prokurorit publik kujdestar dhe të një dëshmitari okular, i cili e njohu si autor të veprës, me të u zhvillua një bisedë zyrtare.
Gjatë procedurës policia siguroi edhe të dhëna dhe sqarime shtesë lidhur me mënyrën e kryerjes së veprës penale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.