Ibrahimi: Bërvenica nxorri në pah dy gjëra: një virtyt të VLEN-it dhe një ves të BDI-së
Zgjedhjet në Bërvenicë, mes tjerash, kanë nxjerrë në pah edhe dy gjëra që nuk duhet harruar: një virtyt të VLEN-it dhe një ves të BDI-së 1. Ndodh për herë të parë që një parti shqiptare që është në pushtet, për motive thjesht patriotike, në...
Zgjedhjet në Bërvenicë, mes tjerash, kanë nxjerrë në pah edhe dy gjëra që nuk duhet harruar: një virtyt të VLEN-it dhe një ves të BDI-së
1. Ndodh për herë të parë që një parti shqiptare që është në pushtet, për motive thjesht patriotike, në vend të partnerit të saj qeveritar, e mbështeti kandidatin e një partie shqiptare në opozitë. Kjo kurrë nuk ka ndodhur në 22-vjeçarin e qeverisjes së BDI-së. (Luten anlistiçinjtë e kësaj partie të hulumtojnë dhe ta gjejnë një rast të tillë!) Kështu jo vetëm që bie poshtë akuza për nënshtrim e servilizëm ndaj VLEN-it, por del në pah një standard patriotik që as vetë Komandanti i asaj qendrës në qendër të Shkupit nuk ka guxuar ta bëjë.
Ky është virtyti i lartë i VLEN-it
2. Përkundër kësaj mbështetjeje, nuk u gjet asnjë eksponent i kësaj partie, përfshirë edhe Komandantin e asaj qendrës në qendër të Shkupit dhe çirakët e tjerë Persona Non Grata ose Persona Grata, që të dalin e ta thonë një “Faleminderit” për VLEN-in.
Ky është vesi i poshtër i BDI-së.
Megjithatë, siç ka thënë populli, “Çfarëdo që të bësh, ia bën vetvetes!”.
*Status facebook’u i z.Zeqirja Ibrahimi
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.