Ibrahimi: Fitues absolut i zgjedhjeve është Albin Kurti! Do ta formojë edhe qeverinë Kurti 3

I ftuar në Daily Click, i parë i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, që siç tha, janë me demokratiket në rajon. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, që ka bashkëpunim me VLEN-in, Ibrahimi tha se, pavarësisht se ka rënie të përqindjes, Albin Kurti mbetet fitues absolut i zgjedhjeve dhe shtoi se, beson […] The post Ibrahimi: Fitues absolut i zgjedhjeve është Albin Kurti! Do ta formojë edhe qeverinë Kurti 3 appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 11, 2025 - 17:00
 0  3
Ibrahimi: Fitues absolut i zgjedhjeve është Albin Kurti! Do ta formojë edhe qeverinë Kurti 3

I ftuar në Daily Click, i parë i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, që siç tha, janë me demokratiket në rajon. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, që ka bashkëpunim me VLEN-in, Ibrahimi tha se, pavarësisht se ka rënie të përqindjes, Albin Kurti mbetet fitues absolut i zgjedhjeve dhe shtoi se, beson se do ta formojë edhe Qeverinë Kurti 3

“Megjithëse ka rëni të përqindjes së Vetëvendosjes në krahasim me atë që ka qenë zgjedhjet e vitit 2021, megjithatë, fitues absolut i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti pasi ai ka marrë deputetë pothuajse sa partia e dytë dhe treta bashkë. Kjo është një mbështetje plebishitare që nuk ndodhë në vendet e rajonit tonë. Çështjet e tjera për organizimin e një shumice për ta bërë Qeverinë, janë punë të matematikave që bëhen. Mendoj se ka shumë zgjidhje që Kurti ta vazhdojë Qeverinë 3. Neve si VLEN na vjen mirë për fitoren e Kurtit, jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm”, tha Ibrahimi

The post Ibrahimi: Fitues absolut i zgjedhjeve është Albin Kurti! Do ta formojë edhe qeverinë Kurti 3 appeared first on InfoShqip.com.