Idrizi trazon politikën: “Modeli austriak është vizioni që PDSH e mbron prej dekadash”

Nënkryetari i PDSH-së, Ylber Idrizi, ka deklaruar se propozimi për një model të ngjashëm me atë austriak në Maqedoninë e Veriut përputhet me vizionin që kjo parti, sipas tij, e ka mbrojtur prej dekadash. Idrizi thotë se modeli nënkupton dec...

tetor 4, 2026 - 00:30
Idrizi trazon politikën: “Modeli austriak është vizioni që PDSH e mbron prej dekadash”

Nënkryetari i PDSH-së, Ylber Idrizi, ka deklaruar se propozimi për një model të ngjashëm me atë austriak në Maqedoninë e Veriut përputhet me vizionin që kjo parti, sipas tij, e ka mbrojtur prej dekadash.

Idrizi thotë se modeli nënkupton decentralizim të thellë, rikonfigurim të shtetit dhe ndarje proporcionale të pushtetit, duke u dhënë rajoneve kompetenca më të mëdha.

Sipas tij, rajone si Pollogu dhe pjesa perëndimore e vendit do të mund të menaxhonin më drejtpërdrejt buxhetet dhe burimet financiare, ndërsa kompetencat në arsim, kulturë, infrastrukturë dhe ekonomi do të transferoheshin në nivel rajonal.

Ai thekson se funksionet qendrore, si mbrojtja dhe politika e jashtme, do të mbeteshin në nivel shtetëror.

Idrizi argumenton se PDSH nuk ka kërkuar shpërbërjen e shtetit, por riorganizimin e tij mbi parimin e barazisë dhe ndarjes së pushtetit ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në fund, ai kërkoi që ideja e modelit austriak dhe federalizimit të hapet si debat serioz politik.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.