Imer Imeri, veprimtar në komunizëm, nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe Ohrit në pluralizëm
Gazetari: Meritat e tij janë të rëndësishme edhe për periudhën para viteve ’90-ta, pra gjatë periudhës së sistemit.. “Ka vepruar si mjek në Kosovë. Ka qenë i përdjekur edhe në ngjarjet e Gostivarit të ’68, ka qenë aktiv me grupin e shokëve ...
Gazetari: Meritat e tij janë të rëndësishme edhe për periudhën para viteve ’90-ta, pra gjatë periudhës së sistemit..
“Ka vepruar si mjek në Kosovë. Ka qenë i përdjekur edhe në ngjarjet e Gostivarit të ’68, ka qenë aktiv me grupin e shokëve të idealit. Mos të hyjë t’i elaborojë me emra, se janë plot, por, më thelbësorja është se unë e kam amanetin e tij, ditarin në dorëshkrim, ende të pabotuar, që do të vijë koha do të botohet, me dosje, me dokumenta, me të dhëna, ku del si figurë shumë emblematike. Njeri me vizion, vendimmarrës, ku koha e ka kërkuar të jetë aty ku ka qenë.” ka deklaruar historiani Ismet Jonuzi Krosi në emisionin “Dialog te Lajmi” me moderatorin Sefer Tahirin.
Gazetari: Pra, po thoni që ka kontribut në organizimin, në promovimin e ideve kombëtare, edhe pse ka qenë mjek me profesion. Ne, e dimë pra, rolin e tij si kryetar i Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD), ka qenë gjatë, arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, një njeri me qëndrime konstruktive.
Ismet Jonuzi Krosi, historian: Parimor deri në pikë të fundit, në veçanti sepse në aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kur nuk pranoi të nënshkruajë për shkak të Universitetit Tetovës dhe në kontakt me Ali Ahmetin, citoj, sipas Ditarit dhe dëshmive që janë. Kur i thotë: “Kjo dasma e juaj Ali Ahmeti. A ta nënshkruaj”, ai thotë, “nënshkruaj se mbështetje e ke Ambasadën Amerikane”. Dhe vërtet u legalizua Universiteti i Tetovës. Ka qenë burrë me të gjitha nishanet në rrafshin politik kombëtar. Ka qenë mjek i mirë. Ndonëse fenomeni i mjekëve tek ne është bë si sindrom politik, ajo është çështje tjetër.
Gazetari: Ajo është diçka tjetër, që kërkon një analizë tjetër e cila duhet bërë, se pse shumë mjekë përfshihen në politikë? Por, është e vërtetë kjo që thoni se zoti Imeri ka pasur një lloj rezerve sa i përket firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, sepse unë do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Ai nuk është nënshkruesi në emër të Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD) i ndryshimit të preambulës, të tekstit të parë të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e cila për publikun e përkufizonte Maqedoninë si shteti të gjithë qytetarëve të Republikës.Që do të thotë se pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, rom, turk, serb, vlleh, boshnjak e kështu me radhë, të gjithë sipas kësaj kushtetute që dilte si rezultat i luftës së vitit 2001, të gjithë qytetarët ishin të barabartë. Ndryshimi i preambulës që ndodh nëntor 2001. Nëntor 2001, nën presionin e ish-kryeministrit Lubço Georgievski dhe kryetarit Parlamentit Stojan Andov, por me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe direkt ka qenë përfshirë.
Ismet Jonuzi Krosi, historian: Edhe u fut ai…
Gazetari: Përfaqësusi lartë i Bashkimit Evropian të asaj kohe ishte Havier Sollana. Por zoti Imeri Imeri nuk është nënshkruesi i marrëveshjes në emër të Partisë Prosperitetit Demokratik (PPD). Nënshkruesi ishte një zyrtar tjetër, nënkryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik zoti Azis Pollozhani./Gazeta Lajm
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.