Incident mes të miturve në Shkup, policia po heton rastin

Një burrë 52-vjeçar nga Lisiçja e Poshtme, në rrethinën e Shkupit, ka denoncuar në polici se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur. Sipas SPB Shkup, incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2026, rreth ...

tetor 14, 2026 - 00:30
Incident mes të miturve në Shkup, policia po heton rastin

Një burrë 52-vjeçar nga Lisiçja e Poshtme, në rrethinën e Shkupit, ka denoncuar në polici se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur.

Sipas SPB Shkup, incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2026, rreth orës 17:30, në një park në Lisiçen e Poshtme.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post Incident mes të miturve në Shkup, policia po heton rastin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.