Incident në kazino në Shkup, disa persona përfundojnë në spital
Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ku dy persona dyshohet se kanë shqetësuar mysafirët dhe kanë dëmtuar një pjesë të inventarit. Sipas SPB Shkup, rreth orës 02:35 ësh...
Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ku dy persona dyshohet se kanë shqetësuar mysafirët dhe kanë dëmtuar një pjesë të inventarit.
Sipas SPB Shkup, rreth orës 02:35 është denoncuar se njëri prej personave ka hedhur një telefon celular drejt një gruaje, por nuk e ka goditur. Gjithashtu, personat dyshohet se kanë aktivizuar aparatet zjarrfikëse në objekt.
Si pasojë, disa mysafirë dhe të punësuar kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
The post Incident në kazino në Shkup, disa persona përfundojnë në spital appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.