Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkup, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 33-vjeçar nga Haraçina. Sipas MPB-së, më 21 shtator në territorin e Komunës së Aerodromit janë ndaluar A.H. (37) nga Holanda dhe H.J.C.M. (38)...

shtator 22, 2026 - 16:30
Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkup, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 33-vjeçar nga Haraçina.

Sipas MPB-së, më 21 shtator në territorin e Komunës së Aerodromit janë ndaluar A.H. (37) nga Holanda dhe H.J.C.M. (38) nga Spanja.

Ata dyshohet se rreth orës 19:00 kanë sulmuar fizikisht I.Xh. (33) nga Haraçina, në depon e “Hekurudhave të RMV – Transport” në Shkup.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy të ndaluarve do të parashtrohet kallëzimi përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.