Incident para Komunës së Sarajit, kërcënohet kryetari Muhamet Elmazi

Incident është regjistruar dje para objektit të Komunës së Sarajit, ku një person është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kryetarit të komunës, Muhamet Elmazi, si dhe një të punësuari në administratën komunale. Ras...

shtator 4, 2026 - 11:00
Incident para Komunës së Sarajit, kërcënohet kryetari Muhamet Elmazi

Incident është regjistruar dje para objektit të Komunës së Sarajit, ku një person është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kryetarit të komunës, Muhamet Elmazi, si dhe një të punësuari në administratën komunale.

Rastin në polici e ka raportuar vetë kryetari i Komunës së Sarajit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se incidenti ka ndodhur më 3 shtator, rreth orës 10:30.

“Ju informojmë se më 03.09.2026, në SPB Shkup, nga ana e kryetarit të Komunës së Sarajit është raportuar se po atë ditë, rreth orës 10:30, para Komunës së Sarajit ka ardhur një person i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kryetarit të komunës dhe një personi të punësuar në komunë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Portalb.mk.

Nga MPB-ja nuk bëhen të ditura detaje për identitetin e personit, motivin apo rrethanat e plota të incidentit.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Gazeta Flaka

The post Incident para Komunës së Sarajit, kërcënohet kryetari Muhamet Elmazi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.