Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP. Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë

Jan 17, 2026 - 17:00
 0
Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord
Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP.

Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.

Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anwar, tha se ekipet ishin vendosur në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar, ku u regjistrua vendndodhja e fundit e avionit.

Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore, shtohet më tej.

Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi nga ana e tij se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur avionin.