Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro, Pacolli i “qorton”: Institucionet duhet të jenë shembull
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro komunën e Prishtinës për ‘’moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe...


Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro komunën e Prishtinës për ‘’moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut’’.
Pacolli, ka shtuar edhe se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.
“Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
5 mijë euro gjobë për Komunën e Prishtinës!
Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut.
Në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme.
Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe asesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.
Ligji vlen për të gjithë njësoj!
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.