Institucionet nuk e dinë vendndodhjen e Grubit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se institucionet kompetente nuk kanë informacione të konfirmuara zyrtarisht për vendndodhjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Ai i bëri thirrje Grubit që të kthehet vullnetarisht dhe të dëshmojë atë që vetë e ka deklaruar se është i pafajshëm, edhe pse sipas numrit një të policisë, ekzistojnë dyshime […] The post Institucionet nuk e dinë vendndodhjen e Grubit appeared first on InfoShqip.com.

Jan 10, 2025 - 21:00
 0  4
Institucionet nuk e dinë vendndodhjen e Grubit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se institucionet kompetente nuk kanë informacione të konfirmuara zyrtarisht për vendndodhjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Ai i bëri thirrje Grubit që të kthehet vullnetarisht dhe të dëshmojë atë që vetë e ka deklaruar se është i pafajshëm, edhe pse sipas numrit një të policisë, ekzistojnë dyshime të bazuara se ai bashkë me partnerin e tij e kanë vjedhur popullin në mënyrë armiqësore. Toshkovski tha se organet kompetente po punojnë dhe nëse Grubi nuk dëshiron vullnetarisht të kthehet, atëherë do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij përmes procedurës së ekstradimit.

“Është shkruar fletarrest ndërkombëtar për të dy personat. Në të ardhmen nëse i njëjti nuk tregon virtyt të kthehet në shtet, të cilën e ka dëmtuar më shumë 40 vite, se do të veprohet në mënyrë tjetër, për sigurimin e tij para organeve… Dihen cilat janë procedurat sipas ligjit, nuk do të doja të futem tani aty, por është e shkruar qartë procedura e ekstradimit për personat e caktuar që janë të pakapshëm për organet e rendit“, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkohë as sot nuk munguan përplasjet mes partive në pushtet dhe opozitë se cili është fajtori për veprat dhe arratisjen e Grubit.

“LSDM është fajtori kryesorë për krimet milionëshe të Grubi, ata ja nënshtruan të gjithë qeverinë atij dhe skemat e tij kriminele. Grubi në mënyrë të hapur, pa probleme nga ndjekja me vite e ka grabitur shtetin në kohën e LSDM-së. LSDM me vetëdije lejoi dhe e dinte çfarë bën Grubi“, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

“Edhe pse BDI dhe VMRO-DPMNE publikisht akuzohen mes vete, bashkëpunimi i tyre joformal është mëse e qartë. Qytetarët i panë votimet e përbashkëta në Kuvend, ndërsa kulmi ishte lëshimi skandaloz i Artan Grubit jashtë vendit, lirshëm përmes kufirit”, thonë nga LSDM.

Ish zv.kryeministri Artan Grubi është i pakapshëm për organet e rendit për pothuajse një muaj. Grubi kërkohet me fletarrest ndërkombëtar, njëjtë sikurse edhe Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë Shtetërore. Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg. Paraprakisht Grubi përfundoi në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin./Alsat.mk

The post Institucionet nuk e dinë vendndodhjen e Grubit appeared first on InfoShqip.com.