Interpoli e kërkonte, policia greke e kap në Selanik! Arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Maqedonia
Policia greke ka arrestuar në qendër të Selanikut një 43-vjeçar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas policisë greke, i arrestuari kërkohej për veprën penale...
Policia greke ka arrestuar në qendër të Selanikut një 43-vjeçar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Sipas policisë greke, i arrestuari kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa ndalimi i tij është realizuar gjatë kontrolleve të rregullta policore në qytet.
43-vjeçari pritet të dalë para autoriteteve kompetente greke, ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.