Isen Shabani a kaloi në VLEN, takimi “sekret”, çfarë thotë Taravari?! (FOTO)
Sipas një lajmi të lansuar nga Alsat, kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani kuadër i ASH-së mund të rreshtohet në radhët e VLEN. Ai mbrëmë ishte parë në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali. “Nuk ka akoma konfi...
Sipas një lajmi të lansuar nga Alsat, kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani kuadër i ASH-së mund të rreshtohet në radhët e VLEN.
Ai mbrëmë ishte parë në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali.
“Nuk ka akoma konfirmim zyrtar nga palët për qëllimin e takimit, por Alsat jozyrtarisht mëson se temë diskutimi ka qenë kalimi i Shabanit në VLEN. Informacioni se Shabani dhe një tjetër kuadër i ASH-së mund të shkëputen nga mbështetja ndaj Arben Taravarit qarkullon prej kohësh. Lëvizjet mund të konkretizohen ditëve në vijim”, raportoi Alsat lidhur me foton ku ishte parë Shabani.
Por, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka mohuar lajmet se Isen Shabani të ketë kaluar në VLEN.
Taravari për portalin Tetovasot ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me Shabanin dhe se informacionet për kalimin e tij në VLEN nuk janë të vërteta.
“Iseni është kryetar i komunës i zgjedhur nga koalicioni AKI. Dhe vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së”, deklaroi Taravari.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.