Iseni: BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie. “Nuk e kuptoj si nuk turpërohet B...

gusht 14, 2026 - 22:00
Iseni: BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie.

“Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës”, ka shkruar Iseni në një reagim në rrjetet sociale.

“BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës.

Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte, jo propagandë.

Por le ta kujtojmë edhe një fakt tjetër: kur BDI-ja ishte në pushtet dhe kishte edhe zëvendësministër në MPB, ministri i atëhershëm, në paraqitjet publike, ua mbyllte gojën dhe nuk i lejonte të flisnin.

Sot, të njëjtët që atëherë heshtnin, na shesin moral e drejtësi.

Le të vazhdojnë me gënjeshtra. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi me fakte.

Sepse përveç atyre që vetë u besojnë gënjeshtrave të tyre, vështirë se ka mbetur dikush tjetër që u beson.”, është shprehir ai. /INA/

The post Iseni: BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.