Iseni në Kosovë, pritje nga Sveçla: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët e institucioneve të sigurisë dhe administratës kosovare. Gjatë kësaj v...
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët e institucioneve të sigurisë dhe administratës kosovare.
Gjatë kësaj vizite, Iseni u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministrin Enver Dugolli. Në fokus të takimit bilateral ishin çështjet me interes të përbashkët dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.
Përveç takimeve ndërministrore, zv.ministri Iseni realizoi vizita edhe në disa institucione kyçe:
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: Takim me drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike: Takim me drejtorin Shpend Shabani dhe kadetët e akademisë.
Agjencia e Regjistrimit Civil: Takim me drejtorin Jetmir Haziri.
Iseni e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave e praktikave më të mira, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.