Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë
Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është pritur nga ministri Xhelal Sveçla dhe zv/ministri Enver Dugolli. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, veçanë...
Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është pritur nga ministri Xhelal Sveçla dhe zv/ministri Enver Dugolli.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, veçanërisht në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe menaxhimit të kufijve. Palët diskutuan edhe për lehtësirat në pikat kufitare, sidomos për banorët që jetojnë pranë kufirit mes dy vendeve.
Iseni dhe Dugolli vizituan Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Agjencinë për Regjistrimin Civil, ku u njohën me punën, procedurat dhe proceset e digjitalizimit.
Gjatë vizitës në Akademi, dy zv/ministrat takuan edhe kadetët Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymberi, djemtë e dëshmorëve të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.
Në përfundim, Iseni dhe Dugolli riafirmuan përkushtimin për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe luftën e pakompromis ndaj grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.